Ruajtja e shëndetit të mirë kërkon një ushqim të mjaftueshëm dhe të balancuar që varet nga zgjedhja e saktë dhe kombinimin e duhur të ushqimeve.
Por mënyra e shpejtë e jetesës dhe me shumë angazhime, bën pothuajse të pamundur mbajtjen e një ushqyerje të balancuar dhe të plotë.
Αkoma edhe në rast se kjo ndiqet, është e mundur të mos marrim të gjitha substancat ushqimore të nevojshme, pasi mënyrat e industrializuara të prodhimit, përpunimit dhe mbajtjes së ushqimeve mund t’u privojnë disa përbëres të rendësishm të tyre, me pasojë të mos munden të mbulojnë nevojat e rritura të përditshme të organizmit tonë.
Gjithashtu, në epoken e sotme mbizoteron stresi oksidues.
Gazrat, ekspozimi në rrezatimin diellor, tymi nga cigaret, metalet e rënda, përdorimi pa llogari i ilaçeve kimikë dhe stresi intensiv trupor dhe psikik që jetojmë të gjithë ne, na çojnë në hyper prodhimin e radikaleve të lira, të cilat sipas rradhës së tyre shkaktojnë plakje dhe shumë sëmundje degjenerative në organizmin e njeriut.
Mungesa e ushqyerjes, konsumimi i alkoolit por edhe ushqimet me kualitet të dyshimtë që konsumojmë shpesh jashtë shtëpisë (p.sh. ushqimi provizor) në kombinim me sa sipër, janë arsyet kryesore për të cilat kërkojmë paralelisht me ushqimin tonë, një plotësues ushqimor.
Përveç se duhet të mbulojë mungesat eventuale në ushqyerjen tonë , plotësuesi ushqimor duhet njëkohesisht të veprojë në mënyrë mbrojtese për shëndetin tonë, duke ofruar mbrojtje antioksidante dhe tonifikim.
Nga shtësa ushqimore njeriu mund të marrë sasitë e nevojshme të përbëresve ushqimore që i duhen, pa mbingarkuar organizmin me kalori shtesë dhe përbëres shtesë të padobishem.