FAQ’s

1Çfarë janë vitaminat?
Vitaminat janë subsanca organike që i gjejmë në natyrë, të nevojshme që të ruhet funksionimi i shëndetshem i organizmit .

Funksionimi kryesor konsiston në pjesëmarrjen e tyre në reaksionet kimike që ndryshojnë përbëresit e ushqimeve (p.sh. dhjamrat, karbohidratet, proteinat ) në energji.

Akoma dhe mungesa e vogël e vitaminave mund të shkaktojë simptoma atonie, energji të reduktuar, humor të keq, delikatesë ndaj virozave dhe të tjera.

2Çfarë janë metalet dhe mineralet ?
Metalet dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin e duhur të organizmit.

Madje, shumë vitamina dhe enzima nuk "funksionojnë" dhe nuk asimilohen pa ndihmën e metaleve.

Organizmi ynë nuk mund të prodhojë metalet dhe elementët gjurmë.

Mbështetemi ekskluzivisht tek dieta ose suplementet e balancuara ushqyese për të plotësuar nevojat e përditshme në to.
3Çfarë është Ginseng?
Ginseng është një nga bimët më të çmuara medicinale në Kinën e lashtë.
.
Emri Ginseng vjen nga fjala japoneze "Jin Sen", e cila në përkthimin e saj më të thjeshtë do të thotë rrënjë e njeriut (ose rrënja  antropomorfe  për shkak të ngjashmërisë relative të saj me trupin e njeriut).
.
Ginseng është emri i përbashkët i genit të  bimës Panax që  përfshin pothuajse gjashtë lloje. Nga karakteristikat e tyre kryesore është se ata kanë zhvillim të ngadaltë,  janë shumëvjeçarë me rrënjë mishtore.
Rriten kryesisht në klima të ftohta në hemisferin veriore  (Azi,  Amerika V). Emërtimi botanik Panax e ka prejardhjen nga fjala greke "panacea", domethenë "bimë që shëron çdo gjë."
.
Ginseng ka aftësinë për të transportuar oksigjen tek qelizat dhe të largojë  të gjitha llojet e toksinave nga trupi.
Ka efekt të dobishëm në rastet e anemisë, lodhjes dhe rrit rezistencën.
.
Ginseng konsiderohet gjithashtu substancë e shkëlqyer  adoptuese, dmth një substancë që rrit rezistencën e trupit në një shumëllojshmëri të gjerë të pezmatimeve trupore, kimike dhe biologjike  ose të faktorëve, duke ruajtur ekuilibrin e tij (homeostaza).
.
Grupi themelor i përbërësve aktivë të rrënjës së Ginseng janë "ginsenosides" nga të cilat, sipas studiuesve,  ka prejardhjen efekti anti-inflamator, antioksidant dhe antikanceroz. Janë  izoluar, dhe shumë substanca të tjera nga Ginseng që janë përgjegjëse për veprimtarinë komplekse farmakologjike të tij (p.sh. polysaccharides, glikoproteinat).
4Cilat janë dy varietetet më të rëndësishme Ginseng ?
Dy varietetet më të rëndësishme  Ginseng  janë Koreani (Panax Ginseng Meyer) dhe Siberiani (Eleutherococcus senticosus).

Panax Korean Ginseng është një ekstrakt i veçantë, nga cilësia më e mirë e rrënjëve të Ginseng-ut Korean.

Ekstrakti titullohet kështu pasi përmbajnë sasinë ideale të ginsenosides, substancën aktive që jep energji dhe performancë të lartë.

Jep vitalitet, forcon dhe stimulon energjinë fizike dhe mendore, duke kontribuar në shmangien e sëmundjeve degjenerative të trurit.
Përtej kësaj, është një antioksidant i fuqishëm që  vonon plakjen e qelizave dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Është gjithashtu i shkëlqyeshëm në luftimin e stresit dhe humbjes së  kujtesës dhe të përqëndrimit.

Ginseng Siberian ka efekt të fortë imunostimulues dhe ndikon pozitivisht në sistemin imun të organizimit falë  substancave të tij aktive,  "eleutherosides".

Rrit transferimin e oksigjenit në muskujt duke lejuar kështu rritjen e  forcës së muskujve, zgjatjen e kohëzgjatjes së ushtrimit por dhe shërimin e shpejtë në rast të sëmundjes.
5Çfarë është koenzima Q10 (CoQ10) ?
Koenzima Q10 e njohur dhe si ubiquinone është një komponent i qelizave i domosdoshëm për integritetin dhe efikasitetin e energjisë.

Është një përbërës shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm ushqyes, për organizmin e njeriut dhe rrallë gjendet në suplemente multivitaminoze ushqyese.

Quhet Koenzimë sepse ka nevojë trupi ynë për të krijuar të paktën edhe tre enzima të tjera, punë e të cilave  është  të kthejnë  glukozën dhe oksigjenin në energji.

Ka një rol vital në konvertimin e energjisë kimike të përbërësve të ushqimit në biologjike, dmth në ATP (adenosine triphosphate) që  përbën "monedhën" e drejtpërdrejtë të energjisë për çdo qelizë.

Organe të tilla si  zemra dhe truri kanë kërkesa të mëdha në sasi të mjaftueshme të Koenzimes Q10 për të përballuar plotësisht veprimtarinë e tyre funksionale.

Paralelisht,  vepron si një faktor i fuqishëm antioksidant që mbron qelizat dhe indet nga efektet e dëmshme të radikaleve  të lira.
Koenzima Q10  prodhohet nga trupi i njeriut, por me kalimin e viteve dhe në kombinim me marrjen e disa medikamenteve, nivelet e saj në organizmin e njeriut vijnë duke u reduktuar.

Rënia e prodhimit, fillon që në moshën 20 vjeçare. Koenzima Q10 falë kontributit të saj për kthimin e ushqimit  në energji, vepron pozitivisht në përballimin e lodhjes së përditshme. Është veçanërisht e dobishme tek njerëzit që ndjekin një mënyrë jetese aktive.
6Çfarë janë radicalet e lira dhe si garanton nje njeri mbrojtjen kundër tyre ?
Radikalet e lira janë produkte të metabolizmit normal qelizor dhe emetohen nga Mitochondria, organelet në të cilat ushqimi  konvertohet në energji.

Radikalet e lira të oksigjenit,  prodhohen në këtë mënyrë si nënprodukte gjatë kohës së prodhimit të energjisë me përdorimin e oksigjenit.

Kur ndodhen përqëndrime të ulëta ose mesatare, nuk përbëjnë  rrezik për organizmin.

Madje, kanë një rol të rëndësishëm në përgjigjen qelizore ndaj stresit, në transduksionin e sinjalit, në diferencimin e qelizave, në transkriptimin e geneve, në shumëzimin e qelizave, në inflamacion dhe në apoptozë.

Megjithatë, faktorët e jashtëm të tilla si rrezet e diellit, ndotja e ajrit, substancat kimike, toksike, që ndodhen në mjedis, pirja e duhanit dhe stresi, çojnë në rritjen e niveleve të radikaleve të lira në organizmin tonë.

Fillojnë një zinxhir shkatërrues aktiv dhe  shkaktojnë kështu, dëm në biomolekula me rëndësi  të madhe,  si tek  proteinat, në membranën qelizore, por edhe në ADN duke çuar në mutacione të rrezikshme.
Studime të shumta në numër dhe kërkime, kanë treguar lidhjen e radikaleve të lira me shfaqjen e kancerit, kardiopative, plakjen e lëkurës si edhe të gjithë organizmit.

Megjithatë organizmi jonë disponon  shumëllojshmëri substancash antioksidantë, të cilat funksonojnë si një mekanizëm mbrojtës nga radikalet aktive të lira.
.
Substancat antioksidante prodhohen endogjenisht ose kanë prejardhjen nga burime të jashtme dhe përfshijnë enzima të ndryshme,  siç është katalaza, dismutaza e peroksidit të hidrogjenit,  reduktaza e glutationit, peroksidaza e glutathiones, metalet si seleni, mangani, bakri dhe zinku, vitaminat si A, C dhe E, por edhe glutationi (një enzimë antioksidante).
7Çila është Doza Ditore e Rekomanduar (D.D.R.) ?
DPR përfaqëson sasinë që konsiderohet e mjaftueshme për të mbuluar kërkesat e përditshme në vitamina, minerale dhe elementët gjurmë të njerëzve të shëndetshëm.
8Çfarë është Lecithini ?
Lecitini është një komponent i nevojshëm i shumë qelizave të organizmit.

Është një burim i pasur i fosfolipideve, kolinës dhe inozitolit, por edhe një komponent bazik i qelizave të trurit.

Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të kujtesës dhe merr pjesë në transportimin dhe shpërbërjen e acideve yndyrore dhe kolesterolit.
9Çfarë është L-Karnitini ?
Karnitina është një substancë e rëndësishme e organizmit dhe ndodhet kryesisht në sistemin muskulor.

Luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë nga organizmi, përmes transportit dhe metabolizmit të acideve yndyrore të mësipërme në mitokondrimet e qelizës.

Së fundi,  kontribuon në funksionimin e mirë të sistemit kardiovaskular.
10Çfarë është Luteini ?
Luteina është një substancë antioksidante (karotenoid) e domosdoshme për shëndetin e syve.

Mbron sipërfaqen e retinës nga efekti i dëmshëm i rrezatimit diellor, duke vepruar si një filtër thithës.

Përveç kësaj,  mbron makulën nga degjenerimi i saj, i cili zakonisht shkaktohet për shkak të plakjes.

IMMUVIT® Silver përmban lutein me cilësi Flora GLO LUTEIN, i cili absorbohet më mirë nga organizmi.
11Vitaminat shkatërrohen gjatë periudhes së gatimit ?
Në përgjithësi, vitaminat janë veçanërisht të ndjeshme dhe shkatërrohen lehtësisht (p.sh. acidi folik, vitamina C, B1, B6, D dhe E) nga faktorë të tillë si ekspozimi ndaj diellit.

Mënyra e  gatimit, ruajtjes ose të ngrirjës së një ushqimi mund të ndikojë gjithashtu negativisht tek vitaminat dhe  të çojë në shkatërrimin e tyre.
12Të shëndoshin vitaminat?
Vitaminat nuk kanë asnjë vlerë kalorike dhe nuk të shëndoshin.

Vlen të përmendet se shumica e dietologeve, rekomandojnë  suplementë të ekuilibruara dietike në shumicën e pacientëve të tyre që ndjekin trajtim dietik.
13Cila është doza e rekomanduar?
Të rriturit dhe fëmijët mbi 15 vjeç: një kapsulë të butë ose një tabletë bulëzuese të tretur në ujë, çdo ditë pas mëngjesit ose drekës për 3 muaj.

Ndërprerje për 1 muaj. Përsëriteni regjimin e dozimit të mësipërm në të njëjtën mënyrë.

Vërehet se suplementet dietike që forcojnë sistemin imunitar do të duhet të merren për një periudhë të kufizuar kohore ose me ndërmjetësimin e ndërprerjeve dhe mos të konsumohen në baza ditore për muaj apo vite.

Përdorimi afatgjatë pandërprerje ose doza më të larta se sa rekomandohet mund të dëmtojë sistemin imunitar ose të shkaktojë efekte të panjohura deri më tani, qoftë pozitive qoftë negative.
14Cila konsiderohet ora më mirë për të marrë dikush plotësuesin ushqimor ?
Koha më e mirë për të marrë suplementin ushqimor është bashkë me mëngjesin tonë, pasi shumë vitamina absorbohen më mirë  së bashku me ushqimin.

Përveç kësaj, është e lehtë të kujtohemi që të marrim suplementin bashkë me një vakt, pasi  hamë dhe pimë gjithsesi.

Vitamina të tretshme në yndyrë si vitamina D, dhe E kërkojnë yndyrë që të absorbohen dhe kështu duhet gjithmonë të merren me ushqim që përmbajnë yndyrë.

Nëse zakonet e ngrënies janë  të konfiguruara kështu që të mos  përfshijnë mëngjesin, dreka është  direkt koha më e mirë e ditës
15Një individ që konsumon alkool duhet të marrë plotësues ushqimor ?
Një nga pasojat më të rënda që shkakton konsumi i tepërt i alkoolit është boshatisja graduale e rezervave të organizmit  me vitamina dhe substanca ushqyese.

Alkooli ngadalëson dhe në rastet e alkolizmit pengon absorbimin e vitaminave të domosdoshme për funksionimin e organizmit të njeriut.

Për këtë arsye, njerëzit që shpesh konsumojnë alkool kanë nevojë për më shumë vitamina.
16Nje individ që ndjek dietë duhet te marrë plotësues ushqimor ?
Marrja e pamjaftueshme e vitaminave jetike, metaleve dhe mineraleve, janë shpesh pasojë e  një diete të rreptë dhe dietës së kufizuar të një individi i cili ndjek një dietë.

Në varësi të kohëzgjatjes së dietës dhe për çfarëdo arsye, marrja e suplementeve ushqimore konsiderohet e imponuar.
17Një individ që përgatitet për analiza, rekomandohet që të marrë plotësues ushqimor?
Vitaminat e kompleksit B janë ato që lidhen kryesisht me shëndetin fizik dhe qartësinë mendore, sepse  janë të rëndësishme për funksionimin e neurotransmetuesve në tru, duke ndihmuar në këtë mënyrë, në komunikimin  e saktë të qelizave të trurit.

Kompetentet ushqyese që ndihmojnë në shmangin e stresit dhe relaksimin janë acidi folik dhe vitamina C.

Përsa i përket kujtesës, kompetentet ushqyese që janë  lidhur me ruajtjen dhe përforcimin e memories, dhe përgjithësisht funksionimin më të mirë të trurit është vitamina C, E, vitaminat e kompleksit B (tiamina, acidi folik, B6, B12), hekuri dhe mangani.

Veçanërisht vitamina B12 luan një rol kyç në forcimin e kujtesës dhe përqëndrimit.

Hekuri, absorbimi i të cilit arrihet me ndihmën e bakrit, përmirëson performancën mendore, ndërsa mungesa e tij,  çon në perceptimin e reduktuar dhe aftësinë e të mësuarit.
18Ndërvepron IMMUVIT® me ilaçe të tjera ?
Nëse jeni duke marrë ilaçe të tjera para marrjes së IMMUVIT®, këshillohuni me mjekun tuaj për të siguruar sigurinë maksimale.
Këshillohuni me mjekun tuaj, veçanërisht nëse jeni duke marrë ose keni për qëllim që të merrni medikamente  antikoagulante, sepse  Ginseng, mund të zvogëlojë veprimin e tyre.
19Çfarë gjë tjetër duhet të njoh për plotësuesit ushqimor?
Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë në asnjë rast, dietën e shëndetshme, të ekuilibruar dhe të shumëllojshme (fruta, perime, mish, peshk, drithërat të bluarjes totale) me të cilen merren të gjitha komponentët e nevojshme për një organizëm të shëndetshem, të tilla si vitamina, minerale, aminoacidet dhe  përbërës të tjerë ushqimorë.

Suplementet ushqimore duhet të përdoren vetëm në rastet, kur organizmit i duhen në të vërtetë, pra kur nuk mundet që nëpërmjet dietës së duhur të marrë të gjithë përbërësit e nevojshëm.

Në këtë drejtim, këshilla mjekësore është e nevojshme dhe veçanërisht për rastet e fëmijëve, adoleshentëve dhe grave shtatzëna.