Prodhimi

Multivitamina IMMUVIT® u frymëzua dhe e zhvilloi Dr.Rueckert, promotor në hulumtimin e efekteve të dobishme të Ginseng Korean dhe i njohur në mbarë botën si" Mr. Ginseng ". Dr. Rueckert është frymëzuesi i përbërjes IMMUVIT ®. Eshtë marrë për dekada me kërkimin në lidhje me energjinë e organizmit të njeriut dhe metabolizmit. Konsiderohet si promotor në kërkimin e rezultateve të dobishme të energjisë nga Ginseng Korean dhe Siberian në organizmin e njeriut dhe ka zhvilluar e përsosur metodën e akumulimit dhe standartizimit të ekstrakteve që përdoren, në përbërjen e IMMUVIT®.

Standartizimi është procesi me të cilin përcaktohen substancat aktive dhe sigurohet se ekstrakti përfshin pikërisht të njëjtën sasi farmakologjikisht të substancave aktive.

Me këtë mënyrë sigurohet dhe efekti i qëndrueshëm i produktit përfundimtar. Studimet shkencore të Dr. Rueckert kishin si rezultat përbërjen e standartizuar të Ginseng Korean që përdoret në Immuvit në mënyrë që të ketë sasinë ideale te ginsenosides. Ginsenosides janë substancat kryesore aktive të Ginseng që kontribuojnë në prodhimin e energjisë dhe arritjen e performancës së lartë.

Simpoziumet ndërkombëtare të Ginseng në Kore, Singapor, Filipine, Kine dhe Bahamas kanë dekoruar pesë herë Dr. Rueckert për kërkimin dhe pozicionin e tij si lider në fushen e ekstrakteve të Ginseng Koreane. Ky sukses i madh u vulos me krijimin e IMMUVIT®.